shqiptar

Lindja   Vitet e kupave   Europa

Dashuria e pare

Cdo histori qofte kjo e vogel apo e madhe lindin ,shkruhen e percillen nder breza nga ne njerezit si p.sh :Adami dhe Eva (sigurisht bardhe e zinj edhe ata ) ndoshta ishin ata qe ja percollen dashurine bardhe e zi nga John Savage i cili solli te famshmet tunika bardhe e zi ,deri te familja Agnelli e cila per gati 100 vite drejton historine Juventine.

Kjo histori personazhesh dhe dashurie per Juventusin i ka rrenjet e saj menjehere pas luftes se dyte boterore .Gjithcka nisi ne Pozzuoli ,nje qyteze e vogel afer Napolit e shkaterruar nga lufta ku nje djalosh i vogel rritet duke njohur futbollin.Bashke me te ne fushen e blerte mes rrenojave luajne edhe shume te rinje te tjere lojen e cila filloi te behej nje nga sportet me edukuese e argetuese ne bote .Michele behet shume shpejt tifoz i Juventusit por asaj kohe ai luan vaterpolo ne pishinen Scandone ne porte me Rari Nantes Puteoli,ku specialiteti i tij ishte stili flutur .Disa nga prezantimet e tij ne shoqerine Italiane te asja kohe ai i beri ne Napoli bashke me nje tjeter personazh te famshem te historise boterore sportive ,me te parin italian qe kreu 100m stil i lire nen 1 min Carlo Pedresoli (Bud Spenser)me te cilin do te zhvilloj disa gara stafete …Ndersa Carlo kurorezohet campion i italise Michele transferohet ne Modena.

Aty ai frekuenton Akademine Ushtarake e me pas shkon ne Torino ne “Scuola di Applicazione” ku ra ne kontakt te menjehershem me bluzat bardhe e zi .Lindi keshtu nje dashuri e madhe ,dashuri te cilen e percolli brez pas brezi tek femijet dhe jo vetem atyre por edhe shume gjeneratave te tjera duke formuar keshtu shume grupe Juventus Club….Ne fund te viteve 60 ,kapiteni i El nderton.ne Sabaudia (qyteti qe mban emrin e shtepise reale e cila bashkoi Italine )Juventus Club “Giampiero Boniperti,duke grumbulluar me shume se 200 anetare e simpatizante .Te paharruara jane transfertat ne Milano ne 31.10.1971(1 me 4)gjate te cilave R.Bettega shenoi dy nga golat me te bukur te te gjitha koherave ,njerin me take ne Cagliari (qe ne ate kohe ishte nje ekip shume i forte )e tjetrin kunder Romes,Napolit e Firences.Ishin kohe te bukura ,kohe ne te cilat nuk egzistonin kufij e probleme mes tifozerive.Ne keto vite Juventusi ishte e njohur edhe per mardheniet e shkelqyera sociale ,pikerisht ne vitin 1971 para transfertes me Cagliari ata vizitojne ne Rome “Città die Ragazzi”.Gjate kesaj vizite skuadra kendoi per here te pare himnin”Durium”Juve -Juve ku vogelushi Massimo asistoi per here te pare ne nje event jo vetem sportiv por edhe muzikor .Čestmir Vycpàlek ishte trajneri i asaj kohe ndersa Haller,Longobucco bashke me Piloni,Betegga,Morini,Causio dhe Spinosi i sollen shume alegri asaj mbremjeje…Rome 28.11.1973,.finalja e kupes Interkontinentale me Buenos Aires ne stadiumin Olimpik ,Michele solli djalin e tij Massimo .Ne atmosferen e ngrohte bardhe e zi mes kengeve e valezimeve te flamureve Juventus humbet nje nga shume finalet e saj por fiton nje anetar te ri ne familjen e saj te madhe .Kenget e lotet e asaj finale kishin prekur zemren e vogelushit Massimo.Koha kalon e Massimo rritet duke u kujdesur per interesat bardhe e zi .Jane te shumte te afermit dhe miqte te cilet mbeshtesin dhe i japin force e ze Juventusit.Ne vitin 1982 Massimo coi flamurin bardhe e zi ne boterorin i cili u zhvillua ne Spanje .Ne 1983 Massimo merr pjese ne Athine ku humbasin kunder Hamburgut .Trauma sportive e Athines do ta shoqeroje Massimon per nje kohe shume te gjate, dhe as fitimi i kupes UEFA ne Basilea nuk do tja lehtesoje dhimbjen e shtuar nga finalja e Heysel 1985.


Vitet e kupave dhe zhvillimi organizativ e social

Ishin keto disa nga ngjarjet dhe momentet nga te cilat lindi nje rruge e re per bardhe e zinjte .Duke bashkuar ne fillim djemte e Lacios nen flamurin e klub ”Sabaudia” e me pas shoqatat e ashtequajtura “gruppo Roma”.Ishin te shumte ata qe ne ate kohe ndiqnin nga afer Juventus FC, nga Colonia ne Frankfurt,shume here ne Paris,Oloumuc,Hamburg e Carl Marx Stadt. Me ardhjen e viteve 1990 shpirti Juventin rritet dhe sjell sebashku grupin .”Roma”me shoqaten e sapoformuar ne 02.02.1995 “Juventus Club Banca di Roma” . Ne ate kohe ishin te shumta shoqerite qe vareshin nga ky grup bankar .Ne fare pak kohe shoqeria zgjerohet me te tjere bardhe e zinj ,kryesisht te rinj e te shperndare ne te gjithe territorn e vendit duke e kthyer kete grupim ne nje familje te madhe, dhe e gjithe kjo fale punes se palodheshme te Massimos i cili gjendej perkrahe te atyre qe vuanin e gjithmone kunder luftrave .Keshtu fale OK nga Juventus u krijua nje skuader e cila mori pjese nga viti 1993/94 ne kampionatin FIGC Amatori duke u kthyer ne nje simbol organizimi e fitoresh bardhe e zi .Por fitoret me te medha gjate kesaj kohe u arriten ne fushen sociale ,kur grupi i Massimos ftoi per te luajtur ne nje miqesore djemte e Sarajevos (te cilet i kishin shpetuar bombardimeve).Pra ne 15.01.1995 u zhvillua ne transmtim direkt ne TV RAI ndeshja e pare zyrtare me ate qe do te njihej me pas si kombetarja e ardheshme e Bosnjes .Nje tjeter fitore per tu petmendur ne sociale ishte ne vitin 1999 kur shoqata jone organizoi mbledhje fondesh per nje spital per femijet e demtuar gjate bombardimeve ne Beograd.Gjate ketyre organizimeve pervec lojtareve te ish-Jugosllavise moren pjese edhe shume personazhe nga fusha e artit dhe e muzikes ,lojtare te skuadrave te ndryshme si Damiano Tommasi.Te shumta ishin pjesemarrjet e grupit ne mbledhjen e fondeve “24 ore per la vita “ .Keto edhe shume evente te tjera e bene fushen sociale nje nga elementet kryesore te shoqates sone …Nga viti 1999 u vendos qe te ndryshohej emerimi duke pershtatue emrin e “Juventus Club Bancari di Roma”ne grupin e madh AD te Juventus A.Giraudo.Nen drejtimin e kompanise meme u organizuan edhe shume evente te tjere ,kujtojme ketu cmimin MLK(Martin Luther King)qe lojtaret E.Davids dhe G.Pessotto moren nga kompania jone ne nje feste te madhe ne darken sociale ne Rome me M.Rampulla dhe A.Giraudo me me shume se 100 bashkepunetoreve dhe me pjesemarrjen e presidentit Chiusano. Si gjithmone grupi yne i organizuar nga Massimo i mbeshtetur nga Michele e shume anetare te tjere si , Piero Rotella (zevendes Presidenti i atehereshem)eshte dalluar per aftesite organizative .Giuseppe Leotta,Gerardo Scolamiero ,Massimiliano Villanacci ,Gianluca Bologna ,Enzo Greco ,do ti shohim gjithmone ne radhet e para te aktiviteteve te asaj kohe .Tashme kufinjte per Juventusin nuk eksistojne sepse Juventus thyen cdo kufi .Shume te pakta jane ndeshjet europiane te Juventusit ne te cilat nuk kane marre pjese anetaret e Clubit tone .Me 25 Gusht 2002 Massimo shkon ne Tripoli , ku fale tij krijohet i pari Juventus Klub ne kontinentin Afrikan.Ne po te njejtin vit Juventus fiton Super kupen e Italise ne ndeshjen kunder Parmes .Gjate kesaj ndeshje grupi yne e Massimo do te takojne ne tribune edhe titullaret e futbollit Libanez , ku mbas ndeshjes Massimo shoqeron ne dhomat e zhveshjes Doktor Agricolan i cili ne ate kohe ishte demtuar rende e ecte me veshtiresi .Historike dhe te paharrueshme jane transertat e organizuara ne vitin 2003 gjate te cilave ne xhiron e nje muaji Clubi arriti te dergoje rreth 400 tifoze ,ne fillim ne Madrid ne stadiumin Santiago Bernabeu per te mbeshtetur Juventus F.C.ne ndeshjen gjysemfinale te Champions League kunder Real Madrid ,e me pas ne Manchester ne stadiumin Old Trafford ne ndeshjen finale kundet Milanit .Massimo dhe grupi i tij organizuan dy fluturime charter nga Roma.


Europa jone

Pergjate gjithe koheve Italinet kane udhetuar rreth botes keshtu edhe Massimo transferohet ne qytetin qe e ka zhgenjyer ne shume ne boten sportive , ne Hamburg ku bashke me Silvio Pais e Shkodran Dreshaj ,krijojne nje shoqeri te re me emrin “Juventus Club Europa” Diten e marteses ne Rome mes fishekezjarreve dhe fumogjeneve me vijat bardhe e zi , Massimo i rrefen Antjes shoqes se tij te jetes se “para teje do te jete gjithmone zonja ime e vjeter “
Objektivi yne Europa .Forca e jone Europa .Grupimi i ri quhet keshtu fale edhe perberjes multietnike te anetareve bardhe e zinj.Shume pak e dine qe ne fillim Bashkimi Europian kishte si simbol flamurin e yjezuar bardh e zi me shprehjen “in varietate concordia”e cila u be moto e klubit Hamburg Berlin Europa.Shoqeria e jone i ka zgjeruar edhe me tej obiektivat e saj per organizimin e eventeve social-sportive-kulturore.Gjate kesaj kohe Massimo merr shume ftesa nga institucione te ndryshme boterore qe tashme e njohin seriozitetin dhe profesionalizmin e punes se tij .Keshtu ai merr ftesen nga zonat problematike ne kufi me Qipron dhe takon Kryeministrin Qipriot te verut(Turk),ku kryen bisedime te ndryshme sportive per te gjetur nje zgjidhje e per te shembur murin Qipriot qe fatkeqesisht ekziston edhe ne ditet e sotme .Grupi yne Juventus Europa merr ftesa edhe nga Kosova e Maqedonia ku gjate takimeve Massimo arrin te organizoje per here te pare ne Itali nje ndeshje mes U16 te Kosoves e Juventusit ne turneun dedikuar G.Scirea.Me 15.01.2013 Massimo merr ne Prishtine .”Doktoraten Sportive” dorezuar nga Presidenti i Federates Futbollistike te Kosoves ne pranine edhe te ambasadorit Italian te asaj kohe .Edhe kesaj rradhe Juventus shenon nje gol shume te bukur .Grupi yne vazhdon te ece perpara,te tjera projekte, te tjere objektiva , gjithashtu jane ne program edhe shume bashkepunime me te tjera grupe ne favor te familjes se madhe bardhe e zi e sigjthmone ne favor te atyre qe kane me shume nevoje .Me inagurimin e stadiumit te ri “Juventus Stadium”shoqeria.jone ka vendosur ti coje abonentet dhe bashkepunetoret e tij ne sektorin 209/210 ne tribunen veriore e ne zonen EST 219/220 vend i cili per shume nga ne besniket eshte bere si nje shtepi e dyte .

 

Se bashku asgje nuk perjashtohet ,asgje nuk mund te na ndale , me ne “Europa”

Bardhe e zinj gjithmone deri ne fund …ale deri ne fund forca Juve !